Rregullat e Përgjithshëme për Shërbimin Postar

  • Fatura shoqeruese e marrje-dorezimit eshte 1 (nje) shkrese e pa diskutueshme dhe derguesi njeh qe ajo plotesohet nga vet ai ose nga ne per mallin per dergesa te cilat pershkruhen ne fleten e posaçme.Gjithashtu me ane te saj derguesi deklaron se pranon rregullat e Turboo.al

  • "Turboo.al" ka te drejte te kontrolloje mallrat qe futen ne procedure postimi

  • Derguesi duhet te deklaroje:

  •  Cdo gje qe pershkruhet ne fleten shoqeruese te mallit eshte pershkruar sakte   dhe ne perputhje me ligjin.

  •  Malli ne levizje eshte paketuar ne menyre te tille qe transporti te jete i sigurt.

  • "Turboo.al" ka te drejte te nderpres transportin e mallit kur veren se paketimi nuk eshte i pershtatshem.

  • Dergesat e mallrave me vlere (jo dokument) duhet te jene te gjitha te shoqeruara me fature tatimore.

  • Ne rast humbje ose prishje te mallit te derguar pergjegjesia e "Turboo.al" kushtezohet me shumen prej 5.000 (pese mije) leke ne rastet e dergesave te pa siguruara.

  • "Turboo.al" nuk merr persiper asnje pergjegjesi ne rast humbje ose prishje te ndermjetme per arsye te forcave madhore.

  • "Turboo.al"nuk mban pergjegjesi per vonesa ne dorezim ose marrjen e mallrave, demtim ose humbje n.q.s ato ndodhin per arsye qe nuk perkojne me forcen njerezore (si perplasje me makine, kushte te renduara atmosferike etj.) ose per arsye te informacionit te pa sakte te plotesuar nga derguesi.

  • Per Cdo verejtje duhet te behet ankesa prane zyrave te "Turboo.al" brenda 20 diteve qe nga porosia e sherbimit, asnje verejtje nuk pranohet pasi te kete kaluar ky afat.

  • Paketimi i mallrave eshte obligim i derguesit.

  • Per Cdo lloj dergese delikate per te cilen nevojtet nje kujdes i veCante eshte e domosdoshme te informohet "Turboo.al" ne momentin e dorezimit, Ne rast te kundert "Turboo.al" nuk mban asnje pergjegjesi per ndonje demtim te mundshem.

  • "Turboo.al" nuk transporton keto lloj objektesh: Bizhuteri, sende Floriri, Vlera monetare, sende antike, ushqime qe shkrijne, arme lende narkotike, lende plasese, kafshe dhe Cdo lloj materiali qe ndalohet me ligj.

  • "Turboo.al" nuk merr persiper dergimin dhe trasportimin e objekteve postare kur ky transportim eshte ne kundershtim me ligjin ose ka te beje me objekte qe nuk i pranon per dergim IATA.

  • "Turboo.al" merr persiper transportin e mallrave duke pasur parasysh shoqerimin e tyre me faturen perkatese.

  • Cdo dergese krijohet dhe skanohet me barcode nga derguesi me ane te Turboo-app per te qene aktive si dergese dhe me pas "Turboo.al" merr persiper dergimin e pakos tek marresi sipas udhezimeve te dhena nga Turboo-app

  • Shpërndarja realizohet brenda 24 ore si për Tiranën 47-72 orë për rrethet.

ANKESAT PËR DËMTIM, VONESË APO MUNGESA

Të gjitha ankesat duhet të dërgohen në zyrat tona brenda 20 ditësh.

Ankesat duhet të dërgohen me shkrim ose me e-mail.

Ankesa duhet të ketë të specifikuar qartë me detaje pretendimet e klientit si vonesë, dëmtim etj.

Për çdo dërgesë të dëmtuar “Turboo.al” e dëmshpërblen klientin ne baze te marreveshjes dhe vleres se pakos

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet përdoruesit dhe ofruesit të shërbimit

1. AKEP-i zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ofruesve të shërbimeve postare dhe përdoruesve, kur të tilla mosmarrëveshje kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.

2. Nëse një mosmarrëveshje ndërmjet përdoruesit të shërbimit postar dhe ofruesit të shërbimit postar nuk mund të zgjidhet nëpërmjet procedurave të ankesave, sipas nenit 37, të këtij ligji, përdoruesi, brenda 15 ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim të ofruesit, mund të kërkojë me shkrim nga AKEP-i të zgjidhë mosmarrëveshjen.

3. AKEP-i shqyrton të gjitha provat në dispozicion dhe, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, merr vendim lidhur me mosmarrëveshjen.

4. Ky vendim është i detyrueshëm për të dyja palët, nëse nuk kundërshtohet brenda 30 ditëve nga dita e marrjes dijeni në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi. 285. AKEP-i zgjidh mosmarrëveshjet në mënyrë transparente, të shpejtë, objektive dhe jodiskriminuese.

6. AKEP-i përcakton procedurat dhe strukturën përkatëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me anë të një rregulloreje, e cila publikohet në faqen zyrtare të AKEP-it.